link to homepage logo

26.05.2021

Si te mundesojme cilesi siperfaqe nivel Q1, Q2, Q3 dhe Q4 me nje mistri per ndertimet e thata?

Ne kete video ne ju tregojme si te arrini te kater nivelet tr patinimit te siperfaqes- Q1, Q2, Q3 dhe Q4 ne mbeshtetje te klasifikimit Eurogips. 

Ketu jane hapat qe duhen ndjeku: 

Niveli Q1:

Hidhni uje ne nje vaskete dhe shtoni mbushes gipsi per bashkimet FUGA, ne menyre qe 1-2 mm uje te mbeten mbi nivelin e perzierjes se gipsit(rreth 500 ml uje per 1 kg produkt). Prisni perzierjen afersisht 5 minuta, pastaj perziejeni me dore me mistri deri sa nje mase e lengshme dhr homogjene eshte krijuar.

Ne momentin qe perzierja eshte e gatshme, ne mund te vazhdojme te mbushim bashkimet. 

Niveli Q1 mund te komoletohet si me mbushesin me baz gipsi FUGA, ose edhe me produktin e gatshem per perdorim -FUGA & FINISH.

Vendosni nje sasi te bollshme te produktit sa te mbushni komplet fugat dhe shtypini mire me shpatull per te siguruar nje bashkim sa me te holl ne siperfaqe mbi pllakat e gipsit. Pjesa e bashkimit te fugave qe do te formohet ne te dyja anet e fuges duhet te jete afersisht 6mm, pak me e gjere se profili I perdorur.

Pas mbushjes fillestare te fugave ne te gjithe gjatesine e saj , vendosim shiritin e perdorur per fuga dhe e presojme forte ate sa te zhytet ne komponentin qe kemi mbushur fugat e bashkimit. Per te nxjerr jashte pjeses se fuges, komponentin e panevojshem dhe qe zevendesohet nga shiriti bashkues shtypeni shiritin me pak force ne te gjithe gjatesin e fuges. 1-2 mm e produktit te perzjer duhet te qendroje poshte shiritit bashkues, sasi e cila eshte plotesisht e mjaftueshme per nje bashkim perforcues te forte dhe elastik per fugat.

Aplikoni nje shtrese tjeter te himet me komponentin ne fugen bashkuese me nje trashesi mesatarisht 15-20 mm, dhe niveloni perfundimisht pjesen e fuges me siperfaqen tjeter te murit.

Perdorni bashkues prej shiriti letre kur te forconi pjeset anesore te pllakave te prodhuara nga fabrika. 

Perdorni shirit me fibra xhami te perforconi pjese bashkimi ku anet e pllakave qe bashkohen jane jo te bera nga fabrika, pra pjese te brendshme te plakave te gipsit, pjese te cilat kane nje minimum trashesie dhe lejojne nje bashkim preciz te murit. 

Niveli Q2:

Qe te kemi mundesine per te vazhduar me nivelin Q2 – per te plotesuar zonen e bashkimit me mbushje te vazhdueshme te asaj siperfaqeje, kerkesa absolute e nevojshme eshte qe shtresa e pare, niveli  Q1 te jete plotesisht I thate ( kjo gje ndodh deri ne 24 ore).

Hidhni uje ne nje vaskete dhe shtoni mbushes gipsi per bashkimet Fuga, ne menyre qe 1-2 mm uje te mbeten mbi nivelin e perzierjes se gipsit(rreth 500 ml uje per 1 kg produkt). Prisni perzierjen afersisht 5 minuta, pastaj perziejeni me dore me mistri deri sa nje mase e lengshme dhr homogjene eshte krijuar. Ne momentin qe perzierja eshte e gatshme, ne mund te vazhdojme te mbushim bashkimet.

Niveli Q2 mund te kompletohen ose me produktin e thate te perzier -Fuga dhe Saten, ose me produktin e gatshem per perdorim -Fuga &Finish

Vendosni material te mjaftueshem ne mistri qe te mund te mbushni totalisht bashkimin dhe ushtroni force qe kjo shtrese te hapet ne vazhdimesi ne drejtim te siperfaqes se pllakes. Shiriti I mbushjes me material ne te dyja anet e bashkimit duhet te jete afersisht 200 mm ne te gjithe gjatesin e fuges.

Niveli Q3:

Eshte e detyrueshme qe shtresa e meparshme-niveli Q2 te jete I perfunduar dhe I thate dhe te gjitha bashkimet jane te lemuara dhe te mbushura.

Hidhni uje ne nje vaskete dhe shtoni mbushes gipsi SATEN per patinimin e imet, ne menyre qe 1-2 mm uje te mbeten mbi nivelin e perzierjes se gipsit( rreth 700 ml ujr per 1kg produkt). Prisni perzierjen afersisht 5 minuta, pastaj perziejeni deri sa nje mase e lengshme dhr homogjene eshte krijuar. Ne momentin qe perzierja eshte e gatshme, ne mund te vazhdojme te mbushim bashkimet.

Niveli Q3 mund te kompletohen ose me produktin e thate te perzier - FUGA dhe SATEN, ose me produktin e gatshem per perdorim -FUGA & FINISH.

Me levizje vertikale duke e mbajtur shpatullen nen 30° dhe perhapim nje shtrese te himet te materialit. Pergjithsisht, nje ose dy levizje jane te mjaftueshmeper te mbushur te gjitha problemet dhe gropat qe ka siperfaqja, nese eshte e nevojshme shtoni me shume nga produkti.

Nese eshte e nevojshme, siperfaqja mund te kruhet me leter pas tharjes perfundimtare te patinimit. 

Niveli Q4:

Eshte e detyrueshme qe shtresa e meparshme-niveli Q2 te jete I perfunduar dhe I thate dhe te gjitha bashkimet jane te lemuara dhe te mbushura.

Hapi I pare dhe me i rendesishem per pergatitjen e produktit te gatshem per perdorim eshte perzierja me nje perzjeres mekanik me nje shpejtesi te ulet pasi te kemi hapur paketimin. Nese eshte e nevojshme qe komponenti te hollohet me afersisht 200 ml uje per 20 kg product, uji I shtohet gradualisht per te arritur hollimin e kerkuar per aplikimin.

Pas pergatitjes se materialit te gatshem per perdorim ne vazhdojme me hapjen e stukos me mistri. Ne aplikojmenje shtrese te holle deri ne 3mm nga miksimi ne te gjithe siperfaqen duke siguruar qe asnje bashkim most e kete mbetur I pa mbushur dhe transparent.

Pasi qe muri te jete totalisht I thate, gjithe problemet ne siperfaqen e tij duhet te rregullohen me leter. Nese perdorni nje ndricues me llamp LED ju ndihmon ti shikoni keto problem me lehte.

Eurogypsum -  Federata Europiane e industris se fabrikave te proshimit te produkteve te gipsit. Zhvilluar dhe vendosur, 4 nivelet e klasifikimit te cilesise se perfundimit per veshjet e gipsit per te perfituar siperfaqe te pastra per te ulur gjykime subjective ne rezultatin perfundimtar.

Niveli Q1 eshte kerkesa kryesore per bashkimin midis pllakave te gipsit (duke perfshire pjesen e dukshme te vidave) dhe eshte konsideruar e mjaftueshme per siperfaqe me shtresen e himet dekorativete patinimit. Siperfaqja e perfituar me nivelin Q1 eshte e qendrueshme per mure me pllaka qeramike dhe per veshje te strukturuar te murit me trashesi te pakten 2mm, etje.

Niveli Q2 ploteson kerkesat bazike per patinimin e mureve dhe tavaneve. Ky nivel cilesie per objektivat bazike eshte te niveloj zonen e bashkimit dhe te siguroj nje kalim te vazhdueshem dhe ne nivel me siperfaqen e pllakave te gipsit. 

Niveli Q3 korespondon me nivelin me te palrte te kerkuar per siperfaqen perfundimtare.

Niveli Q4 korenspondon menivelin me te larte per cilesine e patinimit te siperfaqes.